Përmbytjet në zonën e nënshkodrës mesa duket nuk kanë sjellë raste emergjente të personave me fraktura. Shefi I urgjencës në spitalin rajonal të shkodrës shprehet se perveq rasteve normale nuk ka pasur probleme të tilla.
Ndërkohë Lahi shprehet se personeli I urgjencës po ju qëndron në gadishmëri zonave të përmbytura.
Dëmet që përmbytjet kanë shkaktuar janë mjaft të mëdha por ajo që është më e rendësishme është shëndeti I njerëzve. Për 14 ditë me radhë banorëve të atyre zonave iu është dashur të qëndrojnë të izoluar nga uji, të bashkëjetojnë me lagështirën, por
fatmirësisht spitali rajonal I shkodrës iu është gjendur pranë pasi në kushte të tilla shërbimi mjekësor në qendrat shëndetsore ka qenë I pamundur.