Harta e përmbytjes në zonat e NënShkodrës është rritur ndjeshëm orët e fundit. Aktualisht janë rreth 2500 hektar tokë nën ujë në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë dhe Velipojë. Një prej zonave më të prekura në këto përmbytje që u rikthyen sërish është Ana e Malit. Rrugat e Obotit në këtë njësi është bllokuar nga uji dhe kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë.
Gjin Pemaj, një tjetër banor i Obotit përmbytjen e radhës e cilëson si një krim ndaj kësaj zone.Kryeplaku i Obotit Gregor Pemaj thotë se dëmet atje janë të mëdha ndërsa nuk kanë asnjë ndihmë.
Kuotat në lumin Drin dhe Bunë si dhe liqenin e Shkodrës janë në rritje e sipër duke e vështirësuar situatën. Bashkë me shkarkimet nga hidrocentralet nëse vijojnë, harta e përmbytjeve në zonën e NënShkodrës mund të zgjerohet edhe më shumë.