Situata e krijuar nga përmbytjet është përkeqësuar në fshatin Barbullojë të Lezhës.Niveli i ujit është rritur me rreth 15 cm.Shumë familje janë të izoluara për shkak të prezences së ujit rreth banesave, ndërsa dhe rruget janë të pakalueshme nga automjetet e vogla.Banoret thonë se kjo situatë vijon prej 3 ditësh dhe niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm, duke ju vështiresuar jetesen dhe sjellë dëme të shumta në bujqësi dhe blektori.
Emergjencat Civile të Bashkisë Lezhë janë vendosur në zonë, për tu ardhur në ndihmë banoreve që do kenë nevojë, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem.
Hidrovori i Tales që bën evadimin e ujërave në zonen e Barbullojës po punon me kapacitet të plotë, por niveli i prurjeve ka qenë mjaft i lartë thotë Drejtori i Kullimit për Veriun Fran Mataj.
Prej tre ditësh në Barbullojë ndodhen nën pushtetin e ujit dhjetra hektarë tokë bujqësore dhe kjo përmbytje ka ardhur si pasojë e prurjeve të shumta të përrenjeve malor.