Edhe banorët e njësisë administrative Dajç tregojnë se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë shumë të mëdha. Jup Tirana është banor i fshatit Mushan i cili tregon se përmbytjet kanë dëmtuar tokat dhe ushqimin e bagëtive. I gjendur në këto kushte fermeri shprehet se është i detyruar që t’i shesë bagëtitë si mënyra e vetme për të mbijetuar.

Fermeri tregon se pjesa më e madhe e atyre që merren me lulet dekorative kanë marrë kredi në bankë për t’u marrë me kultivimin e tyre. Tani që përmbytjet shkatërruan çdo gjë nuk dinë se si do t’i paguajnë.

Në njësinë administrative Dajç janë rreth 100 hektarë tokë bujqësore e përmbytur ndërsa për një pjesë të fermerëve është përmbytja e tretë në pak muaj që kalojnë.

 

Artikulli paraprakDY TË MOSHUARIT, TË VETMUAR DHE TË PËRMBYTUR
Artikulli tjetërZYHDI ÇOBA, 80 VJETORI I MJEKUT TË “ARTË” TË SPORTIT