Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1395 Ha.

E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë: Deri në këto momente, janë mbi 325 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit :
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë : Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta. Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura.

Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakDARDHË E FUSHË-ARRËZ, NDIHMË PËR FAMILJET ME SHTËPI TË RRËNUARA
Artikulli tjetërKQZ THIRRJE PARTIVE: DEKLARONI BURIMET E FINANCIMIT DERI NË 31 MARS, OSE GJOBË