Përmbytjet e muajit shkurt kanë lënë pasoja të cilat kanë nevojë për kohë dhe kujdesje të vazhdueshme për t’u riparuar në Shkodër.

Drejtoria e Shëndetit Publik ka filluar dezinfektim të vazhdueshëmn në zonat që ishin nën ujë, përderisa një rëndësi të veçantë po i kushtohet derratizimit, e thënë ndryshe luftën kundër brejtësve.

Në vitet 2010-2011 ka patur një rast fatal të një vdekjeje njerëzore, prandaj sipas shefit të higjenës pranë DSHP, Burim Gjyli, derratizimi do të ketë vëmendje maksimale, sidomos në bare, restorante, stalle dhe shtëpi.

Zonat e përmbytura të NënShkodrës janë të rriskueshme nëse dezinfektimi dhe derratizimi nuk bëhen në kohë.

Përveç dëmeve materiale që shkojnë në shifra milionëshe, jeta njerëzore dhe e gjësë së gjallë është detyrë e organeve kompetente të sigurohet për të gjithë banorët.

Artikulli paraprakOBOT, RREZIKOJNË TË NGORDHIN BAGËTITË
Artikulli tjetër“ULET NUMRI I FËMIJËVE NË SITUATË RRUGE”