Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj i ka kthyer përgjigje ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka e cila tha një ditë më parë se bashkitë duhet të mos neglizhojnë dhe të mos thërrasin çdo herë ushtrinë në raste emergjencash.

Gjuraj gjatë një prezantimi për vlerësimin paraprak të rrezikut nga Përmbutjet në basenin Drin me përfaqësues të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë i organizuar nga GIZ tregoi përse është kritik ndaj ministres Xhaçka.

Politika në tërësi tha Gjuraj nuk e ka bërë siç duhet punën sa i përket masave apo investimeve për të shmangur përmbytjet në Shkodër.

Shpend Agai, përfaqësues i ministrisë së mjedisit në Kosovë u shpreh se edhe atje ka një rrezik nga përmbytjet.

Takimi i zhvilluar tek hotel Colosseo erdhi si punë përmbyllëse e një viti të projektit të financuar nga qeveria gjermane “Përshtatja me Ndryshimet Klimatike në Menaxhimin Ndërkufitar të Rrezikut nga Përmbytjet në Ballkanin Perëndimor”

duke patur tashmë edhe një hartë që identifikon zonat e basenit që përballen me rrezikun më të madh nga përmbytjet duke përfshirë edhe Shkodrën.

 

 

Artikulli paraprakLEZHË, MESAZHE EDUKUESE PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërANA E MALIT, KUR HUMB SHPRESËN PËR TË JETUAR