në qytetin e Akulias në Itali, është prezantuar projekti përfundimtar evropian AdriaraNet me shtrirje në Shqipëri, Itali e Kroaci. Katër radar meteorologjik janë instaluar në Shqipëri, Kroaci e Itali të aftë për të monitoruar e parashikuara në një kohë të shkurtër evente të jashtëzakonshme klimatike si stuhi, përmbytje e breshër të fortë. Pas dy vjet e gjysmë punë ka hyrë në zbatim projekti evropian AdriaradNet, i koordinuar nga Qendra e Ekselencës Cetemps e ideuar për të realizuar një sistem inovativ klimatiko-hidrologjik në dobi të Parashikimit të motit e të Mbrojtjes Civile.

Kanë kontribuar në këtë projekt Ministria e Brendshme Shqiptare, Insituti Kombëtar Gjeofizik i Tiranës, Fondacioni Cima-Albania, provinca e Dubrovnikut, shoqëria Beep Inovation dhe qendrat Studimore klimatike në provincat italiane në rajonet Marke e Abruco. Sipas koordinatorit të përgjithshëm të këtij projekti Frank Mazzano “AdriaradNet është frut i një punë kërkimore 10 vjeçare e realizon një sintezë efikase mes kompetencave tekniko -shkencore e interesave Të dhënat e sistemit të radarit mund të japin parashikime të detajuara dhe mbi nivelin e ujit e situatën në lumenjtë në pjesën e Italisë Qendrore, në shtrirjen e lumit Drin në Shqipëri si dhe të lumit Nereteva në Kroaci.

Artikulli paraprakRASTI I FAMILJES DIBRA, REAGON AVOKATI MARK MARKU
Artikulli tjetërTURIZMI FUT NË SHERR DEPUTETËT, VOTIMI ME 27 KORRIK