Në njësinë administrative Ana e Malit situata sa i takon përmbytjeve vijon të mbetet më problematike. Gregor Pema kryeplaku i fshatit Obot shprehet se dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto banorët janë përballur edhe me mungesën e energjisë elektrike si shkak i amortizimit të rrjetit elektrik.
Banorët janë lodhur nga situatat e përmbytjeve ndaj dita ditës po largohen nga fshati thekson kryeplaku.Kreyeplaku Pema ka një thirrje për qeverinë.
Deri më tani në fshatin Obot, lëvizja e banorëve për të hyre dhe dalë nga fshati bëhet vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë sepse niveli i ujit në rrugë arrin mbi 50 cm.