Ndërpreja e reshjeve të shiut që prej pasdites të së enjtes, ka përmiresuar situaten e krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Lezhës.Sipas të dhënave të emergjencave civile, në të gjithë qarkun ndodhen në pushtetin e ujit 340 hektarë tokë bujqësore.Konkretisht rreth 270 hektarë në Fushen e Torovicës në Njesinë Administrative të Balldrenit, 20 hektarë në keneten Tresh-Spiten të Njesisë Zejmen dhe 50 hektarë janë të përmbytura në ish-keneten e Gjormit në Bashkinë Kurbin.
Gjithashtu ka një rënie të nivelit të prurjeve në Lumin Mat dhe është shmangur rreziku dëmtimit të argjinatures në Fushe-Kuqe dhe Tale, ku një ditë më parë kishte probleme.Të gjitha hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë e po ashtu ka rënie të nivelit të prurjeve edhe në lumenj Drin dhe Gjader.Nga moti i keq raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona, si shkak i dëmtimit të linjave, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.