Përmbytjet në Shkodër dhe përkeqësimi i situatës kanë bërë që të mblidhet sërish shtabi i emergjencave civile në prefekturë.
Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të të gjitha institucioneve teksa nuk kanë munguar as debatet mes përfaqësuesve të bashkisë dhe prefektit Radovani për situatat dhe njoftimet dypalëshe. Pas përfundimit të mbledhjes prefekti Radovani u shpreh se po tentohet që situata të mos përkeqësohet në zonat më problematika.Prefekti Radovani sërish këmbëngul që të respektohen rregullat në hidrocentrale dhe shkarkimet të bëhen me kujdes duke lënë të kuptohet se ka edhe shpërdorime. Prefekti nuk kurseu as ministrin e energjetikës.Në fund të mbledhjes së shtabit të emergjencave janë lënë edhe detyrat përkatëse për institucionet në mënyrë që të jenë në gatishmëri dhe dëmet nga përmbytjet në bashkinë Shkodër dhe 10 njësitë e tjera të jenë sa më të pakta.