Vendi ynë parashikohet të jetë i përfshirë nga reshjet deri të enjten. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi shpjegon se në disa zona do të ketë stuhi fragmentare, por kjo nuk do të thotë se mund të kemi një situatë si ajo në Maqedoni.

“Në gjithë territorin do ketë reshje, por në formë furtunash do të shfaqen në Kukës, Fier, Vlorë dhe në pjesën veri-perëndimore të vendit. Situata mund të rëndohet deri të mërkurën edhe në rajonin e Tiranës dhe Elbasanit. Këto informacione kemi paraprakisht”, deklaron Prençi. Kreu i Emergjencave u bën apel pushuesve të tregohen të kujdesshëm sapo të konstatojnë ndryshimin e motit. “Në zonën e bregdetit duhet të bëjnë kujdes të gjithë pushuesit, pasi reshjet mund të vijnë në formë shtrëngatash që mund të ngrenë çadrat apo objekte të tjera dhe të dëmtojnë pushuesit”, thotë Prençi. Cilat janë dëmtimet nga reshjet e orëve të fundit? “Ka pasur dëme të vogla në bujqësi dhe shkëputje të energjisë në rajonin e Kukësit, konkretisht në komunën e Arnit, në Lekbibaj dhe në bashkinë e Kukësit”, saktëson Prençi.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE, ARRESTOHEN 12 DREJTUES MJETESH
Artikulli tjetër8 GUSHTI I VITIT 1991, 25 VITE ME PAS