Përmbytjet në njësitë administrative të nënshkodrës përveç dëmeve në prodhime bujqësore kanë ndikuar edhe në cilësinë e ujit të pijshëm.

Shefi I higjenës pranë drejtorisë së shëndetit publik në qytetin e Shkodrës, Burim Gjyli shprehet se gjendja e ujit të pijshëm në ato zona ka pësuar ndryshime.

Ndërkohë Gjyli apelon të gjithë individëve të marrin masa gjatë konsumit të ujit të pijshëm.

Ndonëse për disa ditë me radhë nuk ka pasur ujë të pijshëm pasi pompat e ujësjellësit kanë qëndruar të fikura,

në ato familje të cilat kanë puse në shtëpitë e tyre situata shfaqet më problematike, pasi shkarkimet kanë sjellë ngarkesa të shumta.

Ndaj është e këshillueshme që te vlohet uji para konsumit.

Artikulli paraprakRAMA: SOT PREZANTOHET PROJEKTI PËR TEATRIN KOMBËTAR, JA KU DO NDËRTOHET
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, IGJEUM JEP SËRISH ALARMIN