Kroacia ka ofruar 10 milionë euro për ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë,

“Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”.

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për afër 40 persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse. Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten, 3- 4 tetor, në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 17 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Artikulli paraprakTË PAKTËN 21 TË VDEKUR NGA STUHIA SHKATËRRIMTARE NË BOSNIEN QENDRORE
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT DISA SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE