Të paktën 10 vetë vdiqën në Francën jugperëndimore të hënën, kur u regjistruan përmbytjet më të mëdha të shekullit, me lumenjtë që dolën nga shtrati dhe vërshuan mbi shtëpi e makina.

Vetëm brenda disa orëve të natës, ra më tepër shi se në 7 muajt e fundit, duke kapur banorët në befasi, pasi ishin duke fjetur, dhe duke izoluar fshatrat, thanë zyrtarët lokalë.

Disa nga vdekjet ishin në qytetin e Trebes, i cili qëndron midis një kanali dhe dy lumenjve, duke përfshirë edhe Aude-në.

Ndërsa numri i të vdekurve u rrit dhe shkalla e dëmeve u bë e qartë, Presidenti Emmanuel Macron vendosi të ndalë një riorganizim tashmë të vonuar të kabinetit të tij.

Kryeministri Edouard Philippe fluturoi në zonën e fatkeqësive për t’u takuar me personelin e shërbimit emergjent. Rreth 350 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit, një numër që do të dyfishohet pasi shumë prej tyre pritet të merren me pasojat.

Pamjet televizive treguan lumenjtë me baltë që kishin shkulur pemët, rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike dhe gërryen rrugët në rajonin jugor të AudesëNëntë helikopterë punuan për të shpëtuar njerëzit nga çatitë e shtëpive të tyre,

por operacionet kanë qenë të komplikuara për shkak të ashpërsimit të motit, ndërsa raportohen mijëra njerëz të evakuuar nga zona. Përveç vdekjeve, tetë vetë pësuan plagë serioze.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJEKË FALAS PËR FAMILJET E NGUJUARA
Artikulli tjetërTRAJNERI I SPANJËS: MUND T’I KISHA VRARË LOJTARËT