Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Greqi ,psojat e se cilave jane 3 të vdekur,dhe 1 person i zhdukur.
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë motit të keq dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit. Mediat vendase bëjnë me dije se një grua invalide ka humbur jetën në një fshat të Mesinisë, në Peloponez. Ndërkohë, edhe në Kalamata, ku në shumicën e shtëpive është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Në mbi 200 shtëpi është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe organet vendore pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për këtë prefekturë. Mediat raportojne se , në disa vende është ndërprerë edhe qarkullimi i makinave, pasi është përmbytur rruga nacionale që lidh gadishullin me Athinën.Reshjet e shumta u shoqëruan me erëra të fuqishme, duke shkatërruar shumë toka bujqësor .Sipas meteorologëve, moti i keq do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme dhe do të përmirësohet vetëm të enjten në mbrëmje. – See more at: http://shqiptarja.com/bota/2728/moti-i-keq-permbytje-ne-greqi—3-te-vdekur-1-person-i-zhdukur-373646.html#sthash.mBPAR5R1.dpuf