TRE TË VDEKUR DHE NJË I ZHDUKUR, SITUATA DRAMATIKE. Tre të vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i përmbytjeve dhe motit të keq që ka mbërthyer veriun e Italisë.Në rajonin e Ligurias është shpallur gjendja e alarmit ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë për t’i ardhur në ndihmë civilëve.

Edhe në Xhenova, gjendja është sërish dramatike.Për të dielën moti ofroi një armëpushim të lehtë por sot është parashikuar një përkeqësim të motit dhe shira të rrëmbyeshëm në qendrën e veriut dhe që do përhapet dhe në Lazio, Umbria dhe Sardenja.Autoritet kanë paralajmëruar njerëzit që të mos dalin në rrugë dhe të marrin masat maksimale të vetëmbrojtjes. Në Milano gjithashtu ka pasur përmbytje në disa zona të qytetit dhe është ndaluar përdorimi i të transportit.Edhe trenat në aksin Xhenova-Torino dhe Xhenova-Milano janë pezulluar, ndërsa qarkullimi është ndërprerë edhe në disa pika të autostradave të veriut.Ndërkohë, shoqatat e agronomisë kanë raportuar se moti i keq ka shkaktuar miliona euro dëme në Liguria dhe Piemonte, por edhe në zonat qendrore si Emilja Romanja.Për të tretën herë brenda muajit, moti i keq ka mbërthyer veriun e Italisë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pUTPibG8ZFw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“RADIO 28-ta”
Artikulli tjetërÇLIRIMI I TIRANËS, RISHFAQET PORTRETI I ENVER HOXHËS