REPLIKA MES DEPUTETËVE TË MAZHORANCËS DHE OPOZITËS PËR EMERGJENCËN.  Nëse qeveria do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e përmbytjes së një zone në jug të vendit, do të ishte paralizuar veprimtaria në të gjithë qarkun.

Me këtë argument zëvendëskryeministri Niko Peleshi argumentoi nga foltorja e Kuvendit se përse qeveria nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përballë përmbytjeve në jug të vendit, veçanërisht në komunën e Novoselës në Vlorë dhe në disa fshatra të Fierit. Në emër të kryeministrit Rama i cili udhëtoi sërish drejt Novoselës për të parë nga afër situatën e përmbytjeve, Peleshi tha se qeveria do të bëjë vlerësim real të dëmeve dhe do të kompensojë çdo familje të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore Deklarata e zëvendëskryeministrit vjen si përgjigje ndaj thirrjeve të vazhdueshme të opozitës e cila ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në jug të vendit.

Artikulli paraprakKOSOVË, QEVERIA FAL BORXHET E ENERGJISË PARA 2008-tës
Artikulli tjetërLIROHET NGA BURGU, ISH DREJTORI I ALUIZNIT BESNIK KASTRATI