MBI 300 FAMILJE JANË EVAKUAR NGA SHTËPITË E TYRE DITËT E FUNDIT.

Rënia e nivelit të ujit në lumin Vjosë që përmbyti jugun, veçanërisht fshatrat e komunës Novoselë në Vlorë dhe në Fier, ende nuk e largon rrezikun për banorët që jetojnë buzë lumenjve, por situata këtë të martë paraqitet më e qetë pasi reshjet e shiut kanë pushuar. Rreth 200 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Novoselë vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujit, në ditën e tretë të përmbytjeve që u shkaktuan si pasojë e motit të keq dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Mbi 300 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre ditëve, ndërsa një pjesë e madhe janë larguar para “trokitjes” së fatkeqësisë natyrore, duke u strehuar tek të afërmit e tyre. Pavarësisht se niveli i ujërave të Semanit dhe Vjosës është ulur, rreziku është ende i hapur dhe një prurje e dytë e fortë pritet në ditët në vijim, ku sipas parashikimve reshjet intensive të shiut do të vijojnë deri më 4 shkurt.

Artikulli paraprakMJERIMI NË SHQIPËRI, ME STATISTIKA SHQIPËRIA NGJITET MË LART
Artikulli tjetërKOSOVË, KRYETARI I KUVENDIT APEL AZILANTËVE