Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë, ka njohur sërish përmiresime gjatë 24 oreve të fundit.Ndonëse ka patur reshje shiu, siperfaqja që ndodhet nën ujë është zvogeluar në 350 hektarë nga 530 që ishte një ditë më parë.Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile janë të përmbytura 250 hektarë në Bashkinë Lezhë në zonen e Torovicës, Spitënit dhe Treshit si dhe 100 hektarë në Fushë Gjorm të Kurbinit.
Ndërkohë kuota e lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afer normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të Hidorcentrale Ulëz e Shkopet në masen 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e Hidrocentrali mbi lumin Fan shkarkimet janë rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa nuk raportohen probleme në furnzimin me energji elektrike si dhe akse rrugore të bllokuara.Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e Emergjencave Civile të bashkive të qarkut Lezhë, janë në terren për të ndjekur situaten dhe problematikat, ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.