Me ndërprerjen e reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë ka njohur përmiresim.Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile, sipërfaqja e përmbytur ka rënë në 530 hektarë, nga 780 që ishte një ditë më parë.Konkretisht ndodhen nën pushtetin e ujit 330 hektarë në Bashkinë Lezhë, në Fushen e Torovicës, Spiten, Tresh dhe Barbullojë si dhe 200 hektarë janë të përmbytura në Fushë Gjorm të Bashkisë Kurbin.
Kuota e lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 që është kuota kritike, kuotë e cila është shumë afer normales dhe ka tendencë për ulje, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur, për shkak të shkarkimeve të Heceve Ulëz e Shkopet në masen 220 m³/s, ndërsa nga Diga Qafë Mollë e Hidrocentrali mbi lumin Fan shkarkimet janë rreth 80 m³/s, por pa krijuar probleme.
Ndërkohë në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mirditë, në lartësinë mbi 700 m mbi nivelin e detit ka reshje dëbore, por deri tani nuk raportohen probleme në bllokimin e rrugëve, ndërsa i gjithë territori i Qarkut Lezhë furnizohet me energji elektrike pa probleme.Strukturat e Emergjencave Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, vazhdojnë të jenë në terren për të ndjekur situaten dhe problematikat.

Artikulli paraprakBLLOKOHET DUKAGJINI, ZGJEROHET HARTA E PËRMBYTJES
Artikulli tjetërBLLOKOHET KANALI, BANORI: NUK MUND TË PUNOJMË TOKAT