Fenomeni i përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore ka bërë bashkë tetë shtete të ndryshme të Rajonit bashkë me Italinë, mes të cilave edhe Shqipëria në një projekti të përbashkët të financuar nga Bashkimi Europian. Projekti synon koordinimin për organizimin e një mekanizmi të përbashkët rajonal dhe europian ndaj fatkeqsive natyrore si dhe stërvitje të përbashkët. Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni tha se ndryshimet e klimës bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimi rajonal.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se motoja është të gjithë të bashkuar për të përballuar katastrofat natyrore.
Nënkryetari i bashkisë Onid Bejleri e cilësoi tejet të domosdoshëm këtë projekt duke qenë se Shkodra është një prej qyteteve më të prekura nga përmbytjet.
Në pranverën e vitit të ardhshëm pritet të organizohet operacioni demonstrues që është një stërvitje e përbashkët mes 8 shteteve për të testuar menaxhimin e situatës në rast të përmbytjeve.