Situata në qarkun e Shkodrës është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Sipërfaqja e tokave të përmbytura ka shkuar në 2450 Ha tokë ndërsa 100 banesa kanë prezencë uji në oborre e stalla bagëtish.
1.Kuota Drin 7.00 m (e rritur me 10 cm me orën 16.00 të ditës së enjte) 7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.70( e rritur me 8 cm me orën 16 të ditës së enjte) 8.70 m kuota max
Banesa me prezencë uji oborre e stalla në total 100 banesa
Nj.A. Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1300 Ha
Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m), kalueshmëria vetëm me mjetet e larta ushtarake ( 2 mjete të kalueshmëriseë së lartë , 1 varkë e 11 efektivë të FA)
Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Në fshatin Obot ka rreth 90 banesa me prezencë të lartë uji në oborre.
Njësia administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.5 m, sip toke e përmbytur 550 Ha, banesa me prezencë uji 10.
Berdicë 350 Ha tokë e përmbytur, Guri Zi 50Ha, Velipojë 200 Ha
Rruga Mes-Prekal në pothuajsë gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.