Vijon të jetë e rënduar situata në Shkodër për shkak të përmbytjeve. Sipas asaj që bën me dije Bashkia e Shkodrës, nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, 29 janar, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m).
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha
1. Tokë e pakultivuar 588 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1890 Ha
3. Grurë 110 Ha
4. Bimë Dekorative 67 Ha
5. Pemtore 27 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 25 Ha
Pemtore 25 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 290 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
Grurë 75 Ha
Bimë dekorative 60 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m
3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Te pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 8 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
Pemtore 2 Ha
-Kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.