Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me përmbytjet e fundit në kryeqendrën e veriut.
Ademi e ka informuar Kryemadhin për përmbytjet, duke paralajmëruar se pavarësisht se koha mund të mbajë tani për 2-3 ditë, situata mund të përsëritet përsëri.
Nga ana tjetër Kryemadhi thotë se në këtë situatë duhet të bashkohemi të gjithë pasi edhe politikanët kanë mbyllur shpesh sytë. Ajo ka kërkuar nga qeveria që të rishikojë buxhetin, për të ndihmuar Shkodrën kryesisht për prodhimet bujqësore që tashmë janë dëmtuar në masë.
BISEDA MES KRYEMADHIT DHE ADEMIT
Voltana Ademi: Ne shyqyr që kemi sot nivelin e liqenit në një një kuotë të pranueshme, se mund të kishim probleme dhe më të mëdha. Në 2018 kemi qenë më keq, se ne jemi në një situatë 5 ditore, nuk e dimë sesi do të jetë në vijim. Unë mendoj që sa ka filluar.
Sepse do mbajë koha për 2-3 ditë por mund të fillojë përsëri. Ne jemi në një zonë ekspansioni që do të thotë nga shkarkimi , prurjet, sigurisht zona e shkarkimit është zona e nën Shkodrës, pra Obot, Ana e Malit, Muriqan, Oblik, pjesa e Dajcit, fusha e Trushaj dhe pjesa, Qas, Velipojë. Është e llogaritur e tillë që e gjithë kaskada do të dalë. Shumë e rëndësishme që të kontrollohet.
Monika Kryemadhi: Si mund të ndihmohen banorët?
Voltana Ademi: Është shumë e rëndësishme të kontrollohet se sot niveli është 7 cm më shumë sesa dje. Dhe do duhet të kontrollojmë në njëfarë mënyrë sepse liqeni nuk mund të shkarkojë kur shpejtësia e Drinit është shumë më e madhe dhe kjo do të varet dhe nga prurjet e liqenit.
Por shpresojmë që do të kemi një situatë të menaxhueshme. Nga ana tjetër dëmet janë kryesisht në bujqësi. Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtua në të gjithë këtë territorit.
Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu thartë territori.
Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit.
Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet.
Monika Kryemadhi: Po edhe informalitetit do ti dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit, ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën.
Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike. Dhe ne kemi gabimet tona në momente të caktuara që mbyllim sytë kur duhet ti mbyllim por kjo që thua ti është shumë e mundshme për tu realizuar.
Voltana Ademi: Sigurimi i veçantë për zonat që përmbyten, për zonat e ekspansionit. Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë fermerët blegtorët në territoret e veta,
Monika Kryemadhi: Ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht për këtë gjë dhe kjo është e realizueshme. Nuk ka arsye pse të mos realizohet. Nuk është asgjë dhe kosto është zero për aq sa fiton ti nga gjithë kjo kasksadë me aq dëme sa ti ke për detyrë ti dalësh për zot banorëve. Dhe që ka efektin zero në buxhet
Voltana Ademi: Unë mendoj që është e pranueshme, ka logjikë, shteti të marrë përsipër riskun. Sepse dëmi më i madh është pjesa që lidhet me tokat bujqësore. Se shtëpitë janë lart. Vetëm në rastin e 2010 që ishte katastrofë e madhe.
Monika Kryemadhi: Në raste të tilla që qeveria mund të bëjë rishikim buxheti. Sepse duhet parë a e ndihmon qeveria bashkinë tuaj në kuadrin e decentralizimit në thonjëza që kemi bërtit ne aq shumë
Voltana Ademi: Minimalisht dëmshpërblimi është i detyrueshëm, por në momentin që ke një ligj për sigurimin e të gjithë kësaj pasurie pune, patjetër që ajo funksionon në një zinxhir pune. Ndërhyrja e dytë. Ne në Obot kemi pastruar 90 për qind të kanaleve të dyta dhe të treta.
Duhet një plan dhe një ndërhyrje për të gjitha kanalet e para kulluese, sepse ne pastrojmë të dytat dhe të tretat, por kur nuk ke të parin, ajo nuk qarkullon dhe shkalla e dëmtimit nga përmbytja, reduktimi i dëmit të përmbytjes varet shumë nga shkarkimi i të gjithë kësaj zone ekspansioni në det. Në qoftë se ne do të bëjmë të mundur hapjen e kanaleve në një plan siç duhet, ose nëse nuk e menaxhojnë dot, e menaxhojmë vetë.
Kjo histori duhet ndarë njëherë e mirë, sepse nuk menaxhohet ndryshe në territor. Kjo është shumë e rëndësishme, ne kemi pastruar në Obot, në Muriqan, në Darragjatë, në Dobraç etj. Kur kemi pasur përmbytjet e vitit 2010 është hartuar një plan i Bankës Botërore për shkarkimet në rast të përmbytjeve ekstreme. Por ky projekt do duhet të zbatohet. Unë mbaj mend që nga viti 2013 ne nuk kemi pasur ndërhyrje në infrastrukturë për emergjencat.