Situata problematike në vend, e shkaktuar nga reshjet e dendura është reflektuar edhe në shtypin e huaj.

Agjensi prestigjioze mediatike i kanë kushtuar disa shkrime gjendjes së krijuar nga përmbytjet në Shqipëri, ndërkohë që vëmendje të veçantë në media ka marrë edhe shembja e urës së Drojes në Mamurras, si pasojë e nivelit të lartë të ujit. Situata e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Shqipëri, janë pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Media si Euronews, Associated Press, Washington Post, Daily Mail, Fox News, Xinhua raportojnë për një viktimë të shkaktuar nga përmbytjet, ndërkohë që shkruajnë se reshjet e shirave kanë paralizuar portet si dhe kanë shkaktuar anulimin e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar i vendit.

Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se rreth 127,000 banorë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike ndërkohë që ushtria shqiptare vijon operacionet nga ajri për të evakuuar banorët e zonave të përmbytura.

Agjensitë mediatike citojnë apelin e bërë nga kryeministri Edi Rama për evakuimin e mëtejshëm të banorëve në zona të rrezikuara, duke theksuar se e rëndësishme është shpëtimi i jetëve njerëzore dhe gjësë së gjallë dhe se përllogaritja e dëmeve dhe humbjeve do të bëhet sapo kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe shembja e urës së Drojes në Mamurras, një pikë kyçe që lidh 4 qytete, Fushë-Krujën, Mamurrasin, Laçin dhe Milotin. Shkaku për shembjen e kësaj ure ka qenë niveli i lartë i ujit që ka dëmtuar strukturën.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË GREQI, VJOSA RRIT NIVELIN NË MALET E PINDIT
Artikulli tjetërNË NOVOSELË ME VARKË; FSHATI I PUSHTUAR NGA UJI