Ndërsa alarmi për rrezikun vijon nga meteorlogët, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, apeloi qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të mos lëvizin nga banesat. Ai premtoi se qeveria do të bëjë maksimumin për gjetjen e të personave të shpallur të zhdukur.

“Stuhia nuk ka mbaruar, kështu që ju lutemi qëndroni në shtëpi, mos dilni jashtë. Qëndroni në shtëpi, dëgjoni rekomandimet e shërbimeve të urgjencës sepse, gjëja më e rëndësishme është të mbani sa më shumë njerëz të sigurt. Duam të shprehim sërish solidaritetin tonë me viktimat dhe të afërmit e tyre. Gjithashtu dua të përcjell angazhimin e qeverisë spanjolle dhe të të gjitha shërbimeve të urgjencës. Angazhimi ynë në tokë, ajër dhe det, me të gjitha mjetet, për aq kohë sa është e nevojshme dhe me të gjitha burimet për të gjetur të zhdukurit”, ka thënë Pedro Sanchez.

Artikulli paraprakEKSPERTI I BANKËS BOTËRORE: SHQIPËRIA DHE KOSOVA TË PËRQËNDROHEN NË DIVERSIFIKIMIN E EKONOMIVE TË TYRE
Artikulli tjetërDITË ME DIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 24 GRADË, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT