Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me situatën që ka përfshirë Spanjën. Ditët e fundit është raportuar në lidhje me përmbytjet e shumta dhe viktima si pasojë e motit të keq.
Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa thekson se shpreh solidaritetin për popullin dhe qeverinë e Spanjës.

Postimi i plotë:

Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës!

Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë.

Artikulli paraprakPOLICIA, LIBRI I ISH MINISTRIT YZEIRAJ
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË SHKODËR