Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit.

Ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME MOT TË PAQËNDRUESHËM, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU
Artikulli tjetërBALLKANI PËRBALLË PËRMBYTJEVE/ PROBLEME NË TË GJITHË RAJONIN! SITUATA MË E RËNDË NË BOSNJE, KONFIRMOHEN 16 VIKTIMA