Papa Françesku ia ka kushtuar meshën e së dielës lutjeve për popujt e prekur nga fatkeqësitë natyrore. Në lutjet e tij në sheshin Shën Pjetër, Papa Françesku tha se është pranë familjeve që janë vënë në provë të ashpër nga përmbytjet, në Shqipëri, por edhe në Indi, vend i cili është prekur së fundmi nga cikloni Okhi.

 

“U jam pranë, tha ai, popullsisë indiane të goditur nga cikloni Okhi dhe familjeve të shumë peshkatarëve të humbur. U jam pranë, tha Ati i Shenjtë, dhe popullit shqiptar i vënë në provë të ashpër nga përmbytjet e shumta në vend.” Gjendja e rëndë në të cilët u përfshinë mjaft zona në Shqipëri pas përmbytjeve të mëdha të ditëve të fundit është përcjellë me vëmendje nga të gjitha mediat italiane si dhe nga Radio Televizioni i Selisë së Shenjtë. “Mbi 70 mijë persona për disa orë me radhë kanë mbetur pa energji elektrike nga moti i keq.

Reshjet kanë qenë masive dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati e dëme të mëdha janë regjistruar në periferitë e Tiranës, në Durrës, Bardhaj, Marikas e Laknas. Ka pasur dhe një viktimë,” informon RTV e Selisë së Shenjtë.” Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Papa Franceskut falënderime e mirënjohje për lutjet e së dielës, dhe për fjalët inkurajuese.

Artikulli paraprakMETA MESAZH PAPA FRANCESKUT: LUTJET TUAJA PËR SHQIPËRINË, NA MBUSHIN ME SHPRESË
Artikulli tjetërOLSI RAMA ZYRTARISHT DREJTOR I PARTIZANIT, GATI PREZANTIMI