Situata e përmbytjeve ditën e sotme, në Bashkinë e Shkodrës, është e përkeqësuar ndjeshëm. Problematik shfaqet segmeti rrugor Shkodër – Velipojë.
Prania e madhe e ujit, ka bllokuar hyrjen e rrugës së Dajçit, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve, transportin e arsimtareve në shkolla dhe stafit shëndetësor. Ky i fundit ka hyrë në fshati Dajç me anë të automjeteve të larta të Ushtrisë.
Ndërkohë, situata është duke precipituar me shpejtësi.