Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe nga banorët e përmbytur në vitet 2010-2011 të cilët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e plota, gjë për të cilën edhe kanë protestuar shpesh herë.
Një prej organizatorëve të protestave, Paulin Maçaj ka arritur të flasë me kryeministrin Rama i cili ka lënë të kuptohet se s’do të ketë një tjetër vendim qeverie për dëmshpërblimet por do të zbatohet vetëm vendimi i parë i qeverisë Berisha që nuk përfshin shumë prej dëmeve të shkaktuara. Më përpara kur kryeministri po futej në bashkinë Shkodër, Maçaj nuk është lejuar nga policia t’i afrohet kryeministrit. Maçaj i krahasoi veprimet e policisë me sistemin monist të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë shpjegimeve dhe fjalës së kryeministrit, gazetarët janë shtyrë dhe goditur nga gardistët duke mos u lejuar që të bëjnë siç duhet punën e tyre duke tejkaluar të gjitha normat në një kohë që vetë kryeministri ka patur dëshirë të flasë për mediar dhe me banorët.