Bashkia Shkodër po rifreskon planet në të gjitha njësitë ku ka fshatra që rrezikohen ndjeshëm nga përmbytjet.

Nënkryetari i bashkisë Arben Gjuraj tregon për masat e marra për t’i paraprirë mbrojtjes nga përmbytjet. Nënkryetari Gjuraj shprehet se zonat më të rrezikuara nga përmbytjet janë ato në afërsi të lumenjve. Në total deri tani bashkia Shkodër ka shpenzuar 12 milion lekë të reja për hapjen e kanaleve kulluese si një prej masave ndaj përmbytjeve. Bashkia Shkodër ende nuk ka marrë mjetet që janë blerë nga qeveria shqiptare por po bashkëpunohet ngusht me bordin e kullimit kryesisht për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Artikulli paraprakFORUM KONSULTATIV PËR MASAT ANTIKORRUPSION
Artikulli tjetërERG: SHQIPËRIA DUHET TË KETË MË PAK NDOTJE