Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit. Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë.Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e permbytur.
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

Artikulli paraprakRESHJET, IGJEUM: FRYRJE E LUMENJVE
Artikulli tjetërARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË LEZHËS