Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës kanë sjellë tkurrje të prodhimit të fruta-perimeve e për pasojë rritjen e cmimit të tyre. Këtë gjë e konfirmojnë vetë tregtarët shkodranë të cilët thonë se në ndryshim nga viti I kaluar këtë vit ka rritje të cmimit të tyre.
Ndërkohë kjo gjë ka sjellë ankesa dhe tek vetë konsumatorët, tek të cilët ky ndyshim ndikon drejtëpërdrejtë.
Në këtë periudhe vitin e kaluar cdo gjë e gjeje me një cmim të arsyeshëm. Tashmë si shkak e vonësë së prodhimit të produkteve ushqimore do të kemi sasi më të madhe importi dhe për pasojë cmime të larta.