E gjithë ultësira perëndimore e vendit rrezikohet të përmbytet, në rast se rreshjet vazhdojnë. Ekspertë në Ministrinë e Bujqësisë shpjegojnë se me rrezik është e gjithë zona nga Velipoja deri në Sarandë, përfshi këtu Butrintin. Janë rreth 75 mijë hektarë që kullohen në hidrovore dhe që kanë rrezik përmbytje, në rast se rreshjet rriten shumë apo ka dalje të lumenjve nga brigjet e tyre.

Përveç dëmeve në dëmtimin e banesave apo infrastrukturës, pasoja do të ketë edhe për bujqësinë, pasi konsiderohet një ndër zonat kryesore të prodhimit bujqësor në vend. Në fillim të këtij viti, Banka Botërore në një raport mbi Impaktin e Fatkeqësive Natyrore në Evropën Juglindore i rekomandoi qeverisë shqiptare që të shtojë monitorimin e ndryshimeve të motit për t’i paraprirë kështu katastrofave që këto mund të sjellin në sektorin bujqësisë dhe energjisë.Sipas Institucionit Financiar Ndërkombëtar, katastrofat që vijnë nga ndryshimet klimaterike kanë pasur edhe kanë një impakt negativ në ekonomitë e brishta të vendeve të rajonit. Në Shqipëri pasojat mund të jenë më të rënda. Kjo pasi moti i keq prek më së shumti bujqësinë, një sektor me të cilin jeton rreth 40% e popullsisë. Gjithashtu, sipas Bankës botërore, moti i keq ndikon në uljen e prodhimit të energjisë, dëmton turizmin dhe ngadalëson ritmet e industrisë së ndërtimit në mbarë rajonin. Edhe pse Banka Boterore ka parashikuar një rritje rreth 3% për Shqipërinë për vitin 2015 , në raport u bëhet thirrje politikbërësve qe të kthejnë vëmendjen ndaj kërcënimeve të motit, si përmbytjet dhe thatësira.

Artikulli paraprakHICKLING: PROGRAMI AKORDON ÇMIMET PËR STUDENTËT E MIRË
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK RELACIONE PËR VENDIMET QË S’FIRMOSI PREFEKTI