Një tjetër operacion i kryer nga blutë e Përmetit ka rezultuar me sukses, pasi janë zbuluar dy kapanonë të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.
Operacioni në fjalë është zhvilluar në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, Bashkia Përmet. Nga ky operacion janë sekuestruar 95 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe janë asgjësuar 1100 bimë narkotike në proces tharjeje. Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyre u gjetën të varura për tu tharë 1100 bimë narkotike. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies. Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, po punon për kapjen e dy shtetasve, banorë të asaj zone, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.