Drejtoria Rajonale e Punesimit dhe Aftesimit ne Lezhe ka mbledhur ne nje tryeze aktore lokale per te diskutuar mbi mundesite e bashkëpunimit dhe te veprimeve qe duhen ndermarre per te permirsuar kushtet e tregut te punes. Gjate kesaj tryeze jane paraqitur edhe disa kerkesa nga biznesi qe sipas Drejtorit Rajonal te Punesimit ne Lezhe, Agostin Marku, do te jene pjese e diskutimeve per implementimin e tyre si nje nevoje e tregut te punes.

Ne takimin ku moren pjese mbi 200 biznese, kryebashkiaku i Lezhes solli ne vemendje faktin se kerkesat nuk adresohen drejt zyres se punes dhe punesimi kerkohet me se shumti vetem ne institucionet shteterore pavarësisht se pagat jane me te larta ne privat.

Njohja me sherbimet dhe mundesite qe ofrohen si per punemarresin ashtu edhe per punedhenesin ishte nje tjeter pjese e kesaj tryeze, pasi bizneset kryesisht nuk marrin informacion qe per Drejtorine Rajonale te Punesimit ju vine ne ndihme pikerisht te dy paleve dhe rritja e bashkëpunimit do te thote me shume mundesi per ta.

Artikulli paraprakNATA E TRETË E FESTIVALIT TË HUMORIT
Artikulli tjetër“SFIDA E KODIMIT” NË MALËSINË E MADHE