NË QARKUN E SHKODRËS PROBLEME SËRISH NË M.MADHE DHE PUKË. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës të rëna gjatë kohëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ka sjellë ngrica duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.
Megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një komunikate për shtyp, bën të ditur se në zonat kryesore të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim, por përgjithësisht gjendja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar. Vazhdojnë temperaturat e ulëta. Aksi Qafe Mali-Flet dhe Qafe Mali – Qafe Shllak ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Edhe në aksin e Razmës ka prani ngricash. Qarkullimi në akset e Qafë Mali –Flet, Qafe Mali – Qafë Shllak, dhe në aksin e Razmes, rekomandohet të bëhet me zinxhirë.