Shkaqet që çojnë deri në depresion për persona që zgjedhin edhe t’i japin fund jetës si në rastin e 62 vjeçarit Nikë Strugaçi që u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna janë të shumta.
Psikologia Antonjeta Pero thotë se nisin që nga fëmijëria e deri tek varfëria. Ndikimi në shoqërinë shqiptare i rasteve që përfundojnë në depresion është i madh. Rastet e personave që i japin fund jetës si shkak i depresionit janë në rritje. Zhvillimi në njërën anë në këto 25 vite dhe mosarritja e integrimit të të gjitha shtresave të shoqërisë bashkë me problemet e thella bëjnë sipas studimeve që viktimat e depresionit të shtohen nga viti në vit.