Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në “Twitter” teksa shfaqet në rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.

“Ka shumë informacione të rreme në internet se i kam bërë thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka një evakuim timin. Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.
Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës”, ka thënë ai, teksa përpiqet të buzëqeshë për t’u dukur i qetë.

Në një postim të veçantë në Twitter po në mëngjes, ai shtoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron. “Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai. “Koalicioni kundër luftës po funksionon!”

Mediat amerikane kanë raportuar më herët se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Qeveria e Kievit konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve.

Artikulli paraprakZYRTARI BRITANIK TREGON PLANIN E RUSISË: KËRKON TË FITOJË KONTROLLIN E POPULLSISË UKRAINASE DHE TË NDRYSHOJË REGJIMIN
Artikulli tjetërFACEBOOK, INSTAGRAM DHE WHATSAPP NDALON MEDIAT SHTETËRORE RUSE TË SHFAQIN REKLAMA NË PLATFORMAT E TYRE