“Vladimir Putin synon të krijojë një “sferë të re ndikimi rus” të drejtuar nga Moska,” kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.

Në një takim me krerët e grupit të Vishegradit, pjesë e së cilës përfshin Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe Poloninë, Jonson, tha se sot e gjithë bota po sheh një sulm të Rusisë ndaj një vendi demokratike të pavarur.

Kjo sipas tij vjen me qëllimin për të krijuar sërish një sferë të re të ndikimit të Rusisë, pra një zonë të re të kontrollit nga Moska.

“Ajo që ne shohim sot është një sulm ndaj një vendi tjetër të lirë, demokratik, të pavarur evropian me synimin për të krijuar, përsëri një sferë ndikimi ruse, një zonë të re kontrolli nga Moska.”, ka thënë ai.

Gjatë këtij takimi në Lancaster House në Londër, Johnson tha se pesë vendet po punonin së bashku diplomatikisht, politikisht dhe ekonomikisht për të ndihmuar Ukrainën.

Ai tha se gjithashtu do të ofrojnë mbështetje ushtarake.

Artikulli paraprakBIDEN I JEP SOT GODITJEN E MADHE PUTINIT! PRITET TË NDALOJË NAFTËN, GAZIN DHE QYMYRIN RUS NË SHBA
Artikulli tjetërREZULTATI I ZGJEDHJEVE, KRYETARI I DEGËS SË PD NË ATHINË: 6 MARSI KURTH, BASHA KA NEVOJË PËR BURRA E JO PËR PULA!