Përplas automjetin e ambasadorit Delawie, s’ka të lënduar

 

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkurë në Prishtinë, teksa një automjet tip Audi është përplasur me makinën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, në lagjen “Arbëria”. Në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të Policisë së Kosovës, sipas të cilëve nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ambasadori Delawie ishte në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it, James Hope. Në konferencë është folur në lidhje me nisjen e partneritetit të ri për zhvillimin e ekonomisë së internetit. Ende nuk ka informacion mbi shkaqet e këtij aksidenti, por fakti që ka ndodhur ndaj një ambasadori, për më tepër atij amerikan, i cili është ndër njerëzit më të ruajtur në Kosovë, e bën atë të pazakontë

Artikulli paraprakDËMET NGA DIMRI, BIE CILËSIA E PRODHIMEVE DHE DALJA E SHPEJTË NË TREG
Artikulli tjetërLËSHOHEN 13 URDHËR-ARRESTE PER ATA QË ‘MBYTËN’ ITALINË ME DROGË,MES TYRE EDHE SHQIPTARE