Sot rreth orës 20:10 në lagjen 30 Vjetori, pranë Pastrimit Kimik në qytetin e Beratit, një 29 vjeçar me inicialet O.G, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka aksidentuar një vajzë 15 vjeçe me inicialet A.V, banuese po në Berat.

Adoleshentja A.V ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari O.G dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakMETODAT E REJA TE KULTIVUESVE, HASHASHI DO TË RRITEJ MES LOPËVE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARËT E ARRATISUR NGA BURGU