Një aksident ka ndodhur paraditen e sotëm ne aksin rrugor Shkoder-Koplik. Mësohet se drejtuesi i automjeti tip benz A.S ka hyrë në korsinë e kundërt duke përplasur makinën tip Volkswagen, me drejtues shtetasin malazez D.D 68 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja Z.D, 59 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip Wolswagen me targa të huaja. 59 vjecarja eshtë dërguar me urgjence në spitalin rajonal te Shkodrës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Në njoftimin zyrtar policia bën të ditur se në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere) në automjetin që drejtohej nga shtetasi D. D, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.