Një person mbeti i plagosur pas përplasjes së dy motorçikletave.Aksidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të së martes në superstraden Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit, ndërsa i plagosur mbeti njëri prej drejtuesve të motorçikletave.Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të 24-oreve në rruget e qarkut të Lezhës.Pasditen e së hënës një mjet foristradë u përmbys në një kanal në rrugen e Kreshtës e për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit.

Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË ME TRANSPARENCË PJESËRISHT TË LARTË
Artikulli tjetërEDICIONI I GJASHTË I FESTIVALIT “EKRANI I ARTIT”