Dy persona janë plagosur rëndë, pasi tre mjete janë përplasur në orët e para të ditës në autostradën Lezhë-Laç.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut. Makinat kanë rrëshqitur nga lagështira, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikulli paraprakAPELI I POLICISË – RRUGËT ME BORË E AKULL, PËR NDIHMË TELEFONONI 112 OSE 129
Artikulli tjetërGJENDET TRUPI I PAJETË I NJË 50 VJEÇARI TEK LIQENI ARTIFICIAL