17 të vdekur dhe 37 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Kinë.

Në përplasjen fatale të ndodhur në autostradën Pekin-Kunming të veri të provincës Shanxi u përfshinë 56 automjete. Aksidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit dhe paraprakisht shkak mendohet të jetë moti me shi dhe borë. Në vendngjarje arritën menjëherë forcat policore, ata të zjarrfikëses dhe ekipet mjekësore. Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme dhe sipas mjekëve plagët më të shumta janë në fytyrë dhe gjymtyrë. Autoritet ndërkohë kanë nisur hetimet për të kuptuar edhe shkakun e këtij aksidenti masiv.

Artikulli paraprakTË RINJTË TË BASHKUAR KUNDËR PLEHRAVE, JA KUR NIS PROTESTA
Artikulli tjetër10 USHQIMET QË MUND TË KONSUMONI PAS DATËS SË SKADENCËS