Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirëisht pa pasoja në njerëz.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “Kongresi I Permetit” në vendin e quajtur “Rruga e Gjere”.Sic mësohet ka qënë automjeti tip Benz me targa AA 676 IY që drejtohej nga shtetasi E.H që është përplasur me mjetin tip Volksvagen me targa AA 283 DH që drejtohej nga shtetasi S.M.Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetmor I cili nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.Ndërkohë është bërë shoqërimi në komisariat I dy drejtuesve të mjeteve. Sipas informacioneve paraprake nga policia lokale shkak është bërë shpejtësia e mjeteve tej normave të lejuara.Ky segmet është ndër më të rrezikshmi sa I përket aksidenteve të cilat jo në pak raste kanë përfunduar me vdekje.