Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës.Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 të rinjve, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M. Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor”-thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë.

 

Artikulli paraprakSITUATA NGA RESHJET NË LEZHË, 1300 HA TOKË E PËRMBYTUR
Artikulli tjetërVLLAZNIA- PSG, TRAJNERI LEKA: DO JAPIM MAKSIMUMIN